Zjarri në zonën pyjore Bode (pjesa kufitare e territorit te bashkise Maliq dhe Korçe), orët e fundit ka rritur intensitetin për shkak të erës së fortë pavarësisht përpjekjeve për shuarjen e tij.
Prefekti i Korçëa Nertil Jole ishte në terren për të parë nga afër situatën dhe bën të ditur se për shuarjen e zjarrit janë angazhuar forca nga Njësisë Administrative Lozhan dhe vullnetarë, forca nga shërbimi pyjor, nga MZSH-ja Maliq, forca nga shërbimi i MZSH-së Korçë, shërbimi pyjor Korçë, MZSH Devoll, MZSH Pustec, MZSH Pogradec, si dhe ato të Administratës së Zonave të Mbrojtura, forcave të policisë, etj.
Prefekti Jole kërkoi mbështetje edhe nga forca të ushtrisë në zonën e vatrës, ku do të koordinohet përpjekja për të penguar përhapjen e zjarrit.