Mbyll mandatin në Shqipëri, presidenti Begaj pret të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e SHBA: Etapë e shkëlqyer e marrëdhënieve mes dy vendeve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. David Wisner.

Presidenti i Republikës shprehu edhe një herë mirënjohjen e tij për mbështetjen vendimtare që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin në vijimësi Shqipërisë, duke u shprehur, njëkohësisht, krenar për rolin në rritje që Shqipëria ka ndërmarrë në forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-të.

Presidenti Begaj shprehu falënderimet e tij ndaj kontributit që z. Wisner ka dhënë gjatë shërbimit të tij në periudhën që shërbeu si i Ngarkuar me Punë në Tiranë.

Presidenti Begaj vlerësoi se falë përkushtimit dhe profesionalizmit të tij të lartë, marrëdhëniet e miqësisë së mirë me SHBA-të shënuan gjatë kësaj periudhe një etapë të shkëlqyer të kësaj marrëdhënieje.

Presidenti i uroi z. Wisner suksese të vazhdueshme në detyrat e reja në karrierën tij diplomatike.

 

Arena e Lajmit

Mbyll mandatin në Shqipëri, presidenti Begaj pret të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e SHBA: Etapë e shkëlqyer e marrëdhënieve mes dy vendeve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook