Ndryshimet në Qeveri, Çipa: Strategji e Ramës, po shkakton pakënaqësi tek PS

Drejtori i Përgjithshëm i News 24, Aleksandër Çipa i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ ka komentuar ndryshimet e fundit në PS.

Çipa është shprehur se tashmë këto ndryshime janë një strategji e Ramës dhe ai do të vijojë me të njëjtën strategji sepse edhe brenda grupit kanë thuajse të njëjtën energji.

Sipas Çipës këto ndryshime kanë lënë pakënaqësi tek PS sepse Rama nuk po konsultohet për vendimet që merr, por efektet nuk do të jenë të menjëhershme, u shpreh ai.

Çipa:

”Ka një strategji që po përdor Rama, kujtojmë promovimin që ai kabërë me zonjat dhe gratë në përfshirjen politike.

Këto ndryshime janë strategji që lidhen me energjizimin e PS.

Duket që Rama e ka shmebur atë strategjinë klasike, pra ai vjen me PS. Ata edhe pakënaqësitë i shfaqin kur lideri është në vështirësi.

Nuk e dimë kur Rama mund të gjendet në këtë situatë, por herët a vonë do të nisë lufta brenda PS.

Kam përshtypje që ai do të vijojë me këto promovimet e fytyrave të rejam njerëz që nuk i kemi vënë re më parë..

Është shmangur mundësia e konkurrimit dhe Rama po imponon zgjedhjet në mënyrë vetjake dhe pa konsultim.

Ky është një moment që shënon me antagonizmin brenda grupit të PS, por nuk do të ketë efekt të menjëherëshme”, tha Çipa.

 

Arena e Lajmit

Ndryshimet në Qeveri, Çipa: Strategji e Ramës, po shkakton pakënaqësi tek PS

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook