Nënkryetari i ri i Parlamentit Bledi Çuçi ka shprehur urimet e tij për kolegët socialistë të cilët morën sot detyra të reja, por shprehu vlerësim edhe për ato që lanë detyrat përkatëse.
Çuçi i uroi suksese Elisa Spiropalit e cila do të jetë kryetarja e Kuvendit, Niko Peleshit si kryetar i grupit si edhe ministrave të rinj Hoxha, Vëngu dhe Malaj.
Gjithashtu Çuçi vlerësoi punën e Lindita Nikollës e cila u tërhoq nga kryesimi i Parlamentit dhe atë të Ermonela Felajt, të cilën e zëvendësoi ai vetë.
Shumë suksese kryetares së re të Kuvendit, Elisa Spiropali, kreut të ri të grupit tonë, Niko Peleshi dhe anëtarëve të rinj të skuadrës sonë qeverisëse; Hoxha, Vëngu dhe Malaj. Vlerësim për punën e çmuar që ka bërë Lindita Nikolla e Ermonela Felaj përgjatë këtyre viteve. Mirënjohje kolegëve për besimin që më dhatë në funksionin tim të ri si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Të çojmë përpara axhendën parlamentare e qeverisëse, projektin #Shqipëria2030 dhe të përmbushim pritshmëritë dhe nevojat e qytetarëve