Padia e Belerit shqyrtohet në Administrative, avokatja: Të shfuqizohet dekreti i presidentit Begaj për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë

Mbahet sot seanca e dytë në Gjykatën Administrative në lidhje me padinë e Fredi Belerit për dekretin e presidentit Bajram Begajt për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë. Avokatja e Fredi Belerit dhe PBDNJ, Klodiana Gjyzari tha se presidenti Begaj caktoi një datë pa skaduar afati që klienti i saj të ankimonte vendimin e KQZ. Sipas saj, ai kishte të drejtë që të ankimonte deri më 5 gusht, në orën 16:00.

“I qëndrojmë kërkesës për sigurim padie. Kërkojmë shfuqizim të dekretit të presidentit Begaj për zgjedhjet më 4 gusht, sigurimin e padisë dhe rrjedhimisht pezullimin e çdo efekti të dekretit deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.”, tha avokatja.

Ndërkohë gjyqi për zgjedhjet e Himarës, përfaqësuesja e Presidencës tha se Begaj u vu në lëvizje pasi organi kompetent shpalli vakancën, e po ashtu një organ tjetër kompetent e njoftoi zyrtarisht. “Paditësi Beleri nuk duhet të legjitimohet si palë.”, -tha përfaqësuesja e Presidencës. Sakaq, përfaqësuesja e Presidencës shtoi; “PBDNJ e ka njohur datën 4 gusht sepse ka vijuar me regjistrimin e kandidatit dhe fushatën.”.
()

Arena e Lajmit

Padia e Belerit shqyrtohet në Administrative, avokatja: Të shfuqizohet dekreti i presidentit Begaj për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook