Një 31-vjeçar është arrestuar pasi pasi dyshohet se rreth orës 23:30 të datës 29.07.2024, në Sektor Rina, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Th. D., 55 vjeç, që lëvizte me biçikletë.
Për pasojë, ky i fundit ka humbur jetën në spital për shkak të plagëve të marra.
Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 31 vjeç, pasi dyshohet se rreth orës 23:30 të datës 29.07.2024, në Sektor Rina, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Th. D., 55 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.