Projektohet shkëmbimi Lukaku-Osimhen, Conte i gatshëm për të pritur në Napoli “Big Rom”

Napoli i Antonio Contes dëshiron me patjetër Romelu Lukakun. Belgu dihet tashmë që është një prej lojtarëve të preferuar të teknikut leçes që nga koha kur të dy ishin pjesë e Interit. Por sikundër prej ditësh dihet tashmë, fakti që Napoli nëse dëshiron të blejë sulmuesin belg, duhet më parë të shesë Victor Osimhen. Tratativa ka mbetur pezull, pasi PSG për momentin duket se nuk ka ndërmend të rrisë ofertën e saj në mbi 100 milionë euro, duke qenë shumë larg kërkesës prej afro 150 mln eurosh që presidenti De Laurentis kërkon për sulmuesin e tij nigerian.

Në këto kushte napoletanët duket se do të ndryshojnë strategji dhe pikërisht për të shkuar tek Lukaku, do të kërkojnë që të përfshijnë pikërisht londinezët e Çelsit, në tratativën për Osihmen.
Lukaku tek Napoli dhe Osimhen tek Çelsi, kjo është idea e fundit e napoletanëve, e cila sipas mediave italiane është duke marrë formë. Por formula e shkëmbimit nuk do të jetë e njëjtë, sipas medias prestigjoze “Th Athletic”, Lukaku do të vijë në Itali tek Napoli me titull deifinitiv, ndërkohë që Osmhen tek Çelsi do të huazohet me të drejtë blerje nga “blutë e Londrës”, në fund të sezonit.

E sigurte është që si do të shkojnë gjërat, tekniku i napoletanëve Antonio Conte nuk e fsheh më dëshirën për rikthimin e “Big Rom” në Itali, pasi duket se tekniku e ka të ndërtuar projektin e Napolit të tij rreth Lukakut, ndaj së bashku me De Laurentis do të bëjnë çmos ta sjellin në Napoli këtë verë gjigandin belg.

Arena e Lajmit

Projektohet shkëmbimi Lukaku-Osimhen, Conte i gatshëm për të pritur në Napoli “Big Rom”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook