“Ti the jam sëmurë, gënjeve Kuvendin”/ Shpërthen mes Bardhit dhe Nikollës, kryeparlamentarja: Të të vijë turp për fjalët!

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur ditën e sotme në Parlament ka nisur me tensione, pasi deputetë të opozitës kanë krijuar zhurmë duke goditur tavolinat teksa kryeparlamentarja Nikolla njoftonte pikat e diskutimit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar vazhdimisht të marrë fjalën për procedurë, por kërkesës së tij Nikolla i është përgjigjur duke i thënë se ai është përjashtuar nga seanca.

Teksa foltorja e Parlamentit është rrethuar nga gardistët, Bardhi është afruar i shoqëruar nga deputetë të tjerë demokratë, ndërsa i është drejtuar kryetares së Parlamentit me fjalë të ashpra.

Bardhi ka akuzuar Nikollën se ka gënjyer dhe se ka thënë se ishte sëmurë, duke iu referuar njoftimit të saj për tërheqjen nga detyra për arsye shëndetësore në seancën e të premtes.

Nikolla po ashtu i është përgjigjur Bardhit duke përsëritur thirrjet se ky i fundit është përjashtuar nga seanca, ndërsa ka shtuar se demokratit duhet “t’i vijë turp për fjalët e përdorura”.

Bardhi: Na jep fjalën për procedurë!

Nikolla: Je i përjashtuar nga seanca, nuk e merr dot fjalën për procedurë.

Bardhi: Ti the jam sëmurë, gënjeve Kuvendin!

Nikolla: Të të vijë turp për fjalët që përdor!

Arena e Lajmit

“Ti the jam sëmurë, gënjeve Kuvendin”/ Shpërthen mes Bardhit dhe Nikollës, kryeparlamentarja: Të të vijë turp për fjalët!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook