Zjarret në Shëngjin/ Kërkohet evakuimi i banorëve të lagjes së portit

Vijon të jetë alarmante situata në Qarkun e Lezhës, veçanërisht në Shëngjin, si pasojë e flakëve. pavarësisht se në operacion për shuarjen e zjarreve janë angazhuar edhe avionët e posaçëm, duket se situata mbetet e nderë.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për Arena e Lajmit se është kërkuar evakuimi i banorëve të lagjes së Portit. Shkak është fakti se pranë saj ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe.

Ndërkohë ekipe zjarrfikësisht, të ndihmuar nga forcat vullnetare, banorë të zonës dhe policia, prej disa orësh janë në luftë me flakët.

Gjendja në zonën e Shëngjinit u përkeqësua prej pasdites së djeshme, ndërsa sot flakët iu afruan zonës së plazhit, madje duke djegur disa çadra dhe shezlone të një resorti.

Arena e Lajmit

Zjarret në Shëngjin/ Kërkohet evakuimi i banorëve të lagjes së portit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook