Zjarri përfshin Shëngjinin, flakët depërtojnë në banesa e resorte, në rrezik depozita me 5 mijë litra gaz

Teksa flakët vijojnë të përparojnë në Shëngjin shumë banorë dhe pushues në zonë kanë nisur të largohen, ndërsa forcat zjarrfikëse vijojnë betejën për shuarjen e flakëve.

Mësohet se pranë lagjes së portit të Shëngjinit ndodhet një depozitë me rreth 5 mijë litra gaz, gjë që ka alarmuar autoritetet dhe banorët aty pranë.

Sipas raportimit të gazetarit të Neës24, Osman Stafa në zonën e ‘Ranës së Hedhun’ zjarri ka depërtuar në banesa dhe resortet turistike.

I favorizuar edhe nga era e fortë, zjarri ka arritur të përfshijë edhe varrezat e Shëngjinit, me autoritetet që e kanë pasur të pamundur ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.

Arena e Lajmit

Zjarri përfshin Shëngjinin, flakët depërtojnë në banesa e resorte, në rrezik depozita me 5 mijë litra gaz

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook