Gjashtëdhjetë e tetë sulme kibernetike që synonin organizimin e Lojërave Olimpike janë zbuluar dhe penguar që nga fillimi i ngjarjes, duke përfshirë dy që synonin drejtpërdrejt vendet olimpike, njoftoi sot kryeministri francez, Gabriel Attal.
”Dy vendet e synuara ishin ato të Bercy dhe La Villette, më 25 korrik”, tha Gabriel Attal pas një përditësimi me shumicën e ministrave të tij.
“Të gjitha këto sulme kibernetike, të gjashtëdhjetë e tetë prej tyre, duke përfshirë dy sulmet kibernetike që synonin vendet olimpike, u zbuluan në kohë dhe u penguan”, theksoi ai.