Do transportonte 7 shtetas të huaj nga Korça në Tiranë/ Drejtuesi i fugonit nën hetim pasi tentoi të korruptonte me para policët

Drejtuesi i një fugoni është proceduar penalisht nga policia në aksin Dardhë-Korçë teksa është ndaluar për kontroll.

Sipas komunikatës pak metra nga vendi i ndalimit janë konstatuar disa shtetas të huaj të cilët 43-vjeçari do ti transportonte nga Korça drejt Tiranës.

Ndërkohë që ka tentuar të korruptojë edhe efektivët e policisë të cilëve u ka ofruar një shumë parash.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. S., 43 vjeç, banues në fshatin Golem, Lushnjë, pasi në aksin “Dardhë-Korçë”, duke drejtuar një automjet furgon, në momentin që është ndaluar nga shërbimet e Policisë, iu ka ofruar atyre një shumë parash. Në një distancë rreth 1.5 km nga vendi i ndalimit të këtij shtetasi, u konstatuan 7 shtetas të huaj nga Vendet e Treta, të cilët dyshohet se 43-vjeçari do t’i transportonte drejt Tiranës, kundrejt pagesës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

 

 

Arena e Lajmit

Do transportonte 7 shtetas të huaj nga Korça në Tiranë/ Drejtuesi i fugonit nën hetim pasi tentoi të korruptonte me para policët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook