Endri Çekiçi pa skuadër, mesfushori ende në kërkim të ekipit të ri

Endri Çekiçi vazhdon të mbetet një futbollist i lirë, në kërkim të një sistemimi për sezonin e ri.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare u largua nga Pendikspor në fund të sezonit të kaluar dhe tashmë kërkon një skuadër për të vazhduar karrierën, mundësisht në Turqi ku është ambientuar mirë. Ai raportohet se ka qenë në negociata me klubin e Gaziantep FK, pjesëmarrës në Superligën turke, por bëhet e ditur se bisedimet janë ndërprerë pasi janë mësuar kërkesat financiare të Çekiçit.

Ky i fundit kërkonte një rrogë vjetore prej 800 mijë eurosh, duke nxjerrë si argument faktin se ishte lojtar i lirë dhe për nënshkrimin me të nuk duhej paguar asgjë. Por klubi turk e ka cilësuar këtë kërkesë të lartë dhe ka hequr dorë nga ideja për të nënshkruar me Çekiçin, i cili ka filluar nga e para kërkimin për një skuadër të re.

Arena e Lajmit

Endri Çekiçi pa skuadër, mesfushori ende në kërkim të ekipit të ri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook