Merkato ka sjellë deri tani pesë nënshkrime, por Lazio nuk ndalet me kaq. Presidenti Claudio Lotito, është i bindur se vetëm në këtë mënyrë, skuadra mund ta vazhdojë përpara.
Sipas asaj që raporton edicioni brazilian i Goal.com, ekipi kryeqytetas është një nga skuadrat që ka shprehur interes për të investuar për Vitor Roque, sulmuesin e talentuar të Barcelonës. Çka shtyn më shumë drejt kryerjes së operacionit, është se katalanasit duan të shesin lojtarin, për të vetëfinancuar merkaton.
Roque, në edicionin e kaluar në La Liga u aktivizua në 14 ndeshje, në shumicën prej tyre e nisi nga stoli. 18 vjeçari, në fjalë, realizoi vetëm 2 gola.