Ishte paralajmëruar dhe tashmë ka ndodhur. Në Paris prej dy ditësh mbizotërojnë temperaturat e larta, mbi 30 gradë. Kjo situatë ka shqetësuar organizatorët e Olimpiadës “Paris 2024”, dhe kanë vendosur menjëherë për të marrë masat e duhura. Janë vënë menjëherë në punë , shoqatat humanitare franceze, Mbrojtja Civile e Parisit dhe vullnetarët, të cilët po ndihmojnë, tifozët, turistët dhe sportistët për të mos kaluar në dehidratim.
Vullnetarët janë duke shpërndarë pako me sende freskuese, si dhe ujë, në mënyrë që njerëzit të përballojnë sa më mirë temperaturat e larta që të mërkurën ishin mbi 35 gradë në Paris. Spektatorët në Place de la Concorde mundoheshin të gjenin një vend me hije apo të freskoheshin me miniventilatorë që i mbanin me vete, mbanin çadra dhe kapele, për të reduktuar disi vapën përvëluese.