Ndeshja ndaj Partizanit, trajneri i Iberias: Pres përqëndrim maksimal, luajmë për fitore

Trajneri i Iberias, Levan Korghalidze doli në konferencë për shtyp, në prag  të ndeshjes ndaj Partizanit, takim ky i vlefshëm për Conference League. Levan, u shpreh se, edhe pse ekipi i tij ka fituar 2-0 në sfidën e parë, pret përqëndrim maksimal.

“Edhe pse vijmë me një avantazh prej dy golash ne e kemi përgatitur ndeshjen sikur të jetë 0 me 0 dhe shanset për të dyja skuadrat janë 50 me 50. Ne do të luajmë lojën tonë, pa llogaritur aspak që kemi një avantazh nga ndeshja e parë.

“Me atë që kemi parë dhe studiuar, Partizani ka elementë mjaft cilësorë dhe grupi është i fortë. Shpresoj që të shfrytëzojmë armët tona dhe të kualifikohemi”, – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ndeshja ndaj Partizanit, trajneri i Iberias: Pres përqëndrim maksimal, luajmë për fitore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook