Nga avioni privat, tek kulla në Norvegji, pse familja e Michael Schumacher po shet pasuritë e legjendës gjermane të F1

Michael Schumacher, përveçse një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave në F1, ishte edhe një nga sportistët më të pasur në botë. Pasuria e tij personale në vitin 2012, në sezonin e tij të fundit, e kaloi vlerën e 1 miliard dollarëve!

Megjithatë, jeta përrallore e Sumit dhe familjes së tij do të ndryshonte rrënjësisht në fund të vitit 2013. Michael u përfshi në një aksident me ski në resortin dimëror të Mirabelit, i cili i shkaktoi dëmtime të rënda në tru.

Pas trajtimit në spital, Michael u dërgua në shtëpi, në një dhomë të projektuar posaçërisht ku monitorohet 24 orë në ditë nga një ekip i specializuar mjekësh dhe infermierësh.

Familja e Schumacher, me gruan e tij, Corina tani në krye, kanë bërë gjithçka për t’i ofruar atij kujdesin më të mirë të mundshëm, por edhe për ta mbrojtur atë nga sytë kureshtarë.

Dihet pak për shëndetin e Michael. Dimë vetëm se ndodhet në Zvicër.

Megjithatë, të gjitha sa më sipër i kushtuan shtrenjtë familjes Schumacher. Sipas gazetës italiane La Repubblica, familja Schumacher paguan rreth 7 milionë dollarë në vit për kujdesin e Michael!

Familja e gjermanit të madh ka shitur së fundmi avionin e tij privat, një kullë në Norvegji dhe pjesë të rëndësishme të koleksionit të orëve të tij.

Nga avioni privat, tek kulla në Norvegji, pse familja e Michael Schumacher po shet pasuritë e legjendës gjermane të F1

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook