Pas betimit te Presidenti Begaj, Mete i përcjell detyrën Ministrit të ri të Financave, Petrit Malaj

Ervin Mete i përcjell detyrën Ministrit të ri të Financave, Petrit Malaj, pas votimit në Kuvend dhe ceremonisë së betimit në Presidencë.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Mete ka shprehur mirënjohje dhe falenderime për Kryeministrin, ndërsa gjithashtu ka falenderuar edhe stafin e Ministrisë së Financave për bashkëpunimin.

“Duke i përcjellë detyrën Ministrit të ri.
Mirënjohës dhe falenderues ndaj Kryeministrit që më besoi një detyrë me përgjegjësi kaq të lartë.
Falenderime për stafin e Ministrisë së Financave për atë që kemi arritur së bashku gjatë kësaj periudhe. Besoj ka qenë një rrugëtim konsolidues për institucionin dhe financat publike, që uroj të vijojë më tej,” shkruan ish-Ministri i Financave.

Arena e Lajmit

Pas betimit te Presidenti Begaj, Mete i përcjell detyrën Ministrit të ri të Financave, Petrit Malaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook