Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në pyllin e Bodesë, raporton gazetarja Lorena Kodra për Arena e Lajmit.
Por lajmi i mirë është se zjarri ka ulur intesitetin dhe forcat që janë të angazhuara në terren po bëjnë të mundur izolimin dhe mospërhapjen e flakëve duke ndërhyrë në zona të vecanta dhe ngushtuar perimetrin.
Në terren ndodhen rreth 80 forca, 25 nga FA dhe pjesa tjetër forca nga i gjithë qarku i Korçës.
Ky aksion do të vijojë edhe nesër.