Hungaria merr Presidencën e BE, Spiropali uron homologun Kövér: Besimplotë se do të përshpejtohet anëtarësimi i Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ka uruar sot Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, z. László Kövér, me rastin e marrjes nga Hungaria të Presidencës së Bashkimit Europian.

Në letrën drejtuar homologut Kövér, pasi i shpreh urimet për përmbushjen me sukses të objektivave dhe prioriteteve të Presidencës Hungareze, Kryetarja Spiropali shpreh besimin se “Presidenca Hungareze do të kontribuojë për një Europë më të fortë, më të mbrojtur e më kohezive.

Jam besimplotë se zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor, si një prioritet i Presidencës Hungareze, do të nxisë e përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Përfitoj nga ky rast për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Asamblesë Kombëtare dhe të Qeverisë së Hungarisë të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe shpreh bindjen se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë Presidencës Hungareze dhe procesit të negociatave”.

()

Arena e Lajmit

Hungaria merr Presidencën e BE, Spiropali uron homologun Kövér: Besimplotë se do të përshpejtohet anëtarësimi i Shqipërisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook