Në rubrikën “Opinion” në News24, me Ola Brukon, ishin të ftuar 4 pedagogë të rinj të Universitetit Luarasi, të cilët janë arsimuar jashtë vendit dhe janë kthyer në Shqipëri për të dhënë eksperiencën e tyre duke zgjedhur pikërisht këtë universitet.
Erta Luçi nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Universitetin Luarasi tha se ka një eksperiencë të shkurtër nga formimi profesional në Shqipëri dhe më pas u shkëputa për të vijuar studeimet jashtë.
Luçi tha se në momentin që po studionte atje pashë përqasjen e pedagogëve, mënyrën se si zhvillohej një lëndë mësimore, mënyrën se si nuk kishte një hierarki mes studentëve dhe pedagogëve. Në këtë kuadër ajo tha se studentët trajtoheshin si kolegë të pedagogut, duke krijuar kështu një tjetër qasje. “Bëheshin diskutime, tema të hapura, gjë që kisha dëgjuar që aplikoheshin dhe ishin pjesë edhe te Universiteti Luarasi”, tha ajo.
Në vijim pedagogia e Fakultetit të Shkencave Mjekësore tha se shumë e rëndësishme është gjetja e një ambienti për tu ndjerë konfortabël, një mjedis që do të më ndihmojë të zhvillohem akademikisht dhe patjetër një mjedis që do të gjej bashkëpunimin si të kolegëve të mi, ashtu edhe të drejtuesve”, tha Luçi. Ajo tha se ka studiuar në Universitetin e Groningen në Holandë, në Universitetin e Gentit në Belgjikë dhe Universitetin e Joensu në Finlandë. “Në Universitetin Luarasi kam filluar këtë vit dhe jam shumë mirënjohëse për mundësinë që më është dhënë, por edhe për mikpritjen që më është bërë nga të gjithë anëtarët e stafit”, tha ajo.
Në vijim, Luçi tha se kjo është një eksperiencë e re, nga e cila do të mësojë shumë, por theksoi se pritshmëritë e saj jo vetëm janë realizuar, por edhe tejkaluar.
“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e stafit akademik”, tha ajo.
Duke u ndalur në Fakultetin e Shkencave Mjekësore dhe risitë që afrohen, Luçi u shpreh se janë 3 departamente: Farmacisë dhe Stomatologjisë, që janë cikle të integruara, si dhe kemi departamentin e e Infermierisë.
Ajo tha se vlen të theksohet shumë puna dhe ndihma e stafit ndihmës akademik, veçanërisht në fushën e laboratorëve apo pajisjes me materiale që janë një ndihmesë shumë e madhe për studentët e Luarasit. Një tjetër risi është shkëmbimi i eksperiencave që kanë pedagogët, figura të shquara në fushat në Shqipëri dhe pedagogët e rinj, dhe kjo lejon që të kemi një mbarëvajtje të mësimdhënies dhe një siguri. “Cilësia në mësimdhënie që ne i afrojmë studentëve nuk ka një konkurencë”, tha Luçi.
Kemi pasur mundësi që të bashkëpunojmë me institucione të ndryshme spitalore, ambulatore, për të bërë praktikën mësimore dhe atë profesionale për të gjithë studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore. Ajo tha se kemi bashkëpunim me klinika të huaja, nga ajo Mikhalsen në Gjermani, e cila i mundëson studentëve që janë aspirantë, apo studentë që të cilët kanë pasur një paraqitje shumë të mirë të bëjnë një shkëmbim, në mënyrë që të marrin përvojën europiane dhe ta sjellin në Shqipëri. Ajo gjithashtu tha se kemi pasur bashkëpunime edhe me Universitete të huaja në fushën e kërkimit akademik dhe shkëmbimin e përvojave të ndryshme. “Ka qenë një vit shumë i sukseshëm për fakultetin e Shkencave Mjekësore”, tha ajo.
Pedagogu i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Luarasi, Gentian Ulaj, tha se ka studiuar në Turqi. “Jam në përfundim të doktoraturës në Universitetin e Stambollit, kam kaluar pothuajse 11 vite në Stamboll. Në momentin që vendosa të kthehem në Shqipëri vlerësova alternativat që ishin në Shqipëri për një pedagog të ri dhe për mua kriteri kryesor ishte gjetja e një ambienti që përshtatja me Shqipërinë të ishte më e thjeshtë. Dhe kriteri kryesor që unë kam vlerësuar është sa është ndërthurja mes pedagogut që ka studiuar jashtë me ato që kanë studiuar në Shqipëri. Dhe mesa kam parë unë, Universiteti Luarasi e ofron këtë mundësi, që edhe të kishte një komunikim, por edhe pjesa e adoptimit përsëri me Shqipërinë”, tha Ulaj. Ai tha se kjo është eksperienca e tij e parë në këtë Universitet.
Në vijim Ulaj tha se këtë vit akademik ne e mbyllëm me një lajm të madh, që është marrëveshja mes Universitetit Luarasi dhe London School of Economy, e cila është një nga shkollat më të mira në fushën ekonomike dhe ky është një proces që nisi dy vite më parë dhe u finalizua me sukses, duke i dhënë mundësinë studentëve të Luarasit që të marrin edhe diplomën shqiptare edhe atë të London School of Economy.
Në vijim ai tha se janë një numër i lartë studentësh nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit Luarasi që kanë shkuar me programet Erasmus në vendet e ndryshme, bazuar në marrëveshjet që ka Universiteti, si në Serbi dhe Poloni, por edhe pjesa e pedagogëve kanë shkuar dhe po shkojnë në Universitete që japin mësim si një mënyrë shkëmbime eksperiencash.
“Jemi në një Universitet ndërkombëtar te Luarasi”, tha ai. Ulaj tha se studentët do të nisin intershipet më shpejt, pra jo në vitin e 3-të.
Lorenca Bego nga Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin Luarasi, duke rrëfyer eksperiencën e saj, tha se pas studeimeve Bachelor në Universitetin e Tiranës, u zhvendosa në Francë ku kreva studeimet “master”, më pas në universitetin e Lorenës ku kreva studimet për të drejtën civile franceze, dhe më pas studime doktorale në Paris, ku edhe u diplomova atje. Ajo tha se vijon studimet e dyta doktorale në Universitetin e Sorbonës dhe Hagës për të drejtën Kushtetuese.
“Në Universitetin Luarasi isha besimplotë sepse mu sugjerua, kisha një mbështetje të plotë dhe të madhe dhe besoj se e kam shpërblyer atë besimin dhe mbështetjen që më dha Rektori dhe Dekani i Fakultetit tim, jam shumë e kënaqur sa kam arritur. Jam shpresëplotë se do të vijoj rrugëtimin tim dhe të gjithë eksperiencën që fitova jashtë do të mundohem ta konkludoj këtu”, tha ajo.
Bego tha se kjo në Universitetin Luarasi si pedagoge në Shqipëri është e para dhe një nga më të mirat.
Ajo tha se edhe për Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Luarasi ishte një vit i suksesshëm. “Kuadrot më më mëdha të shkollës së Magjistraturës kanë studiuar dhe janë diplomuar te ky fakultet. Dy nga studentet e mia do të nisin praktikën apo stazhin profesional pranë Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë”, tha ajo.
Bego u shpreh se ajo vetë ka studiuar të drejtën europiane dhe sheh që edhe studentët e shohin me interes shumë të madh këtë fushë.
Klea Elmazi nga Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit, po vijon PHD në Kroaci, ndërsa për Universitetin Luarasi kisha dëgjuar lidhur me reputacionin, pastaj pashë stafin akademik, që ishte me përvojë ndërkombëtare dhe isha shumë e lumtur për tu bërë pjesë e stafit.
“Gjeta një ambient shumë mikpritës, kolegët i kemi shumë të mirë dhe shumë bashkëpunues”, tha Elmazi.
Duke folur për Teknologjinë e Informacionit, Elmazi tha se kërkohet shumë nga studentët dhe tregu i punës e kërkon shumë.
“Maturantët e kanë zgjedhjen e tyre të parë në Universitetin Luarasi”, tha ajo.
Elmazi tha se fokusi i këtij fakulteti janë risitë. “Risia nis me curriculën të cilën e rinovojmë me të dhënat e teknologjisë më të fundit, aq sa na lejohet”, tha ajo.
Në vijim, Elmazi tha se eksperienca që ndahet mes pedagogëve që kanë një eksperiencë më të gjatë është e jashtëzakonshme, jemi si një familje e madhe që marrim dhe shkëmbejmë eksperienca.