Ishte në kërkim për drogë dhe vjedhje, ekzekutohet masa e arrestit në burg për 48-vjeçarin e ekstraduar nga Greqia

Një 48 vjeçar ka përfunduar në burg pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Policia thotë se drejtësia shqiptare e kërkonte për veprën penale të vjedhjes dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Teksa 48-vjeçari u ekstradua nga Greqia, tashmë do të përballet me akuzat që rëndojnë mbi të.

Njoftimi i policisë:

U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin S. S., 48 vjeç. Ky shtetas u ekstradua nga Greqia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga DVP Fier për veprat penale “Vjedhje”, dhe “Prodhimi dhe shitja e  lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Ishte në kërkim për drogë dhe vjedhje, ekzekutohet masa e arrestit në burg për 48-vjeçarin e ekstraduar nga Greqia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook