Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur në fshatin Polis Vila në Librazhd.
Për pasojë janë lënduar 4 persona, që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Elbasan/Informacion paraprak
Në fshatin Polis Vila, automjeti me drejtues shtetasin R. B., ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që udhëtonin në këtë automjet, të cilët po transportohen me ambulancë për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
(Arena e Lajmit)