Dorëzohen të gjitha kutitë e votimit në KZAZ-në e Himarës, në mesnatë pritet të nisë numërimi

Në KZAZ-në 38 të Bashkisë së Himarës janë dorëzuar të gjitha kutitë e votimit. 15 kutitë e fundit që priteshin të mbërrinin mësohet se janë tanimë brenda ambienteve të KZAZ-së të ngritur në ambientet e klubit të futbollit Himara.

Ndërkohë KQZ pritet të trajnojë komisionerët numërues, proces i cili besohet se mund të zgjasë rreth 30 minuta.

Numërimi i votave pritet të nisë pas mesnate.

Dy kandidatët në garë, socialisti Vangjel Tavo dhe Petro Gjikuria i PBDNJ i mbështetur nga opozita shpallën fitoren pas mbylljes së qendrave të votimit.

8678 votues ushtruan të drejtën e votës në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit në Bashkinë e Himarës, rreth 600 votues më shumë se vitin e kaluar. 37.61% e votuesve morën pjesë në këto zgjedhje, pjesëmarrje kjo më e lartë se ajo e 14 majit 2023.

()

Arena e Lajmit

Dorëzohen të gjitha kutitë e votimit në KZAZ-në e Himarës, në mesnatë pritet të nisë numërimi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook