E rëndë/ Doli për lundrim me kanoe dhe pësoi arrest kardiak kur po bënte zhytje, humb jetën 38-vjeçari në Ksamil

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në Ksamil. Në vendin e quajtur “Gjiri i Barxho”, te shkëmbinjtë, një 38-vjeçar është gjetur pa shenja jete.

F.K, banues në Tiranë dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Mësohet se 38-vjeçari kishte dalë për lundrim me një kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në zonën me shkëmbinj ku edhe u gjet i pajetë.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, më datë 04.08.2024, tek shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det, është gjetur i pajetë shtetasi F. K., rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ai kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

()

Arena e Lajmit

E rëndë/ Doli për lundrim me kanoe dhe pësoi arrest kardiak kur po bënte zhytje, humb jetën 38-vjeçari në Ksamil

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook