Reperi i njohur Noizy ka reaguar pas akuzave ndaj tij se ka dhunuar personazhin e TikTok, Medi Iseni në një klub nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit.
Noizy, në një postim në rrjetet sociale, ka deklaruar se “nuk preka asnjë person atë natë në Pejë”, duke shtuar se Medi Iseni është dhunuar nga djem që, sipas Noizy-t “shumicën nuk i njoh dhe s’ja kam idenë se kush janë”.
“Jam shtang nga kjo gjë sepse ndodhi aq shpejt dhe pa pritur, nuk pata shansin të them as një gjysëm fjale. Sapo nisi perleshja, sigurimi me shpejtësi më ka shoqëruar jashtë discos në makinë dhe kemi ikur, bashkë me 2 shoket e mi qe kisha me vete. Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse nuk kam qenë aty në atë moment”, shkruan reperi.
Ai shtoi se Medi Iseni e kishte sharë, duke shtuar se “këto janë pasojat kur goja s’të ndalet për audiencë në TikTok.
“Mirepo, nese do mu jepte mundesia me kthy prap ate moment sdo e lejoja asnje me e prek por do ti thoja turp te vije se je 40 vjec bab me fmi. Por mesova me mbrapa, se aty ne ate dhome kishte shar shume njerz tjer dhe jo vec mua, kto jane pasojat kur goja ste ndalet per audience ne tiktok”, shkroi reperi.
Deklarata e plotë:
Une nuk preka asnje person ate nate ne Peje. Në momentin kur ika nga skena dhe sapo kam hyre ne dhomen e ndrrimit dmth (Backstage) (aty ku ishte personi ne fjale bashke me 3 shoket e tij) është sulmuar nga plot djem qe shumicen nuk i njoh dhe sja kam idene se kush jane.
Jam shtang nga kjo gje se ndodhi aq shpejt dhe pa pritur dhe nuk pata shancin te them as nje gjysem fjale. Sapo nisi perleshja, sigurimi me shpejtesi me ka shoqeruar jashte discos ne makin dhe kemi ikur, bashk me 2 shoket e mi qe kisha me vete. Prandaj dhe ne video nuk dukem une, sepse une nuk kam qen aty ne ate moment.
Vetem di te them se une isha ne pune kur ai vendosi me ardh mem ra ne qaf sepse i kishte premtuar dikujt nje nate me para ne TikTok ku thot “do iki ne backstage te Noizy dhe do bej pompa”. Dhe, pse ka pas aq shume njerz ne backstage kur ti vendose te hyje aty se di, por di te them se keshtu ndodh ne cdo koncert, hyjn e dalin plot njerz.
Mirepo, nese do mu jepte mundesia me kthy prap ate moment sdo e lejoja asnje me e prek por do ti thoja turp te vije se je 40 vjec bab me fmi. Por mesova me mbrapa, se aty ne ate dhome kishte shar shume njerz tjer dhe jo vec mua, kto jane pasojat kur goja ste ndalet per audience ne tiktok.