Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi numrin e votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Himarës, ndërsa garojnë përballë njëri-tjetrit Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo.
Sipas KQZ-së, nga të dhënat e 35 qendrave të votimit nga 36 që ka gjithsej Bashkia e Himarës, pjesëmarrja deri në orën 17:00 ishte 33.83 %.
KQZ njoftoi se kanë votuar 7618 qytetarë me të drejtë vote.
(Arena e Lajmit)