Zgjedhjet në Himarë, KQZ publikon shifrat: Ja sa është numri i votuesve deri në orën 11:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës, ku prej orës 07:00 ka nisur procesi për zgjedhjen e Kryebashkiakut të ri.

Në garën për kryebashkiak kandidojnë Petro Gjikuria, i cili mbështetet nga opozita, dhe Vangjel Tavo i Partisë Socialiste. Të dy kandidatët kanë votuar dhe i kanë drejtuar një mesazh himariotëve që të marrin pjesë masivisht në procesin e votimit.

Ndërkohë KQZ raporton se deri në orën 11:00, në zgjedhje kanë votuar 17,36 % e votuesve të regjistruar, ndërsa shifra i referohet të dhënave nga 32 qendra votimi, nga 36 që janë në total.

Të drejtën e votës e kanë ushtruar 3627 shtetas, nga 23074 që janë në total.

Capture
Capture

Nga raportimet, problemi i vetëm i raportuar për procesin zgjedhor është fakti se shtetasit me karta identiteti të skaduara nuk janë lejuar në votojnë. KQZ në një reagim shprehet se nuk është kompetencë e saj për ti dhënë zgjidhje një problemi, ndërsa gjithçka parashikohet në ligj.

Arena e Lajmit

Zgjedhjet në Himarë, KQZ publikon shifrat: Ja sa është numri i votuesve deri në orën 11:00

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook