Zgjedhjet në Himarë, nuk lejohen të votojnë votuesit me karta identiteti të skaduara/ Çfarë pritet…

Në Himarë prej orës 07:00 ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e Kryebashkiakut të Himarës. Në garë janë Petro Gjikuria dhe vangjel Tavo, përkatësisht kandidatë të opozitës dhe Partisë Socialiste.

Rovena Cerka gazetare e News24 duke raportuar lidhur me procesin e votimit tha se ka pasur disa problematika në Himarë fshat, atje ku procesi është ndërprerë, pasi disa votues kanë pasur karta identiteti të skaduara dhe nuk janë lejuar të votojnë. Sipas ligjit, votuesit nuk mund të votojnë me dokumente të skaduara. Ende nuk dihet se sa është numri i votuesve që kanë probleme me dokumentet e identifikimit (kartat e identitetit të skaduara).

Gaeztarja tha se lidhur me këtë rast priten udhëzime nga KQZ, se si do të veprohet me këto votues.

Në listat e zgjedhësve janë 23074 votues.

Lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin zgjedhor, gazetarja tha se në qendrën e votimit në Palasë pjesëmarrja është e kënaqshme. “Identifikimi i zgjedhësve është elektronik, ndërsa votimi është me fletë votimi që hidhet në kuti”, tha ajo.

Arena e Lajmit

Zgjedhjet në Himarë, nuk lejohen të votojnë votuesit me karta identiteti të skaduara/ Çfarë pritet…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook