Zjarr në lagjen “Uznovë” në zonën e quajtur Zagorja, digjen rreth 2 dynym bimësi

Një zjarr ka rënë në lagjen “Uznovë” në Berat,pranë vendit të quajtur “Zagorja”.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Arena e Lajmit se zjarri ra shumë pranë banesave të lagjes dhe filloi të përhapej me shpejtësi,i favorizuar nga era dhe temperarurat e larta.

Pas njoftimit të marrë,në vendin e zjarrit shkuan grupet e shërbimit zjarrëfikës me dy mjete, të cilët konstatuan se një fushë me bimësi dhe bar të thatë ishte përfshirë nga flakët. Nga zjarri rrezikoheshin seriozisht banesat që ndodheshin në afërsi por fatmirësisht zjarri u vu shpjet në kontrroll nga zjarrëfikësit.

Zjarri u vu aksidentalisht nga një banore e zonës që digjte në oborrin e banesës mbeturina. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 2 dynym bimësi dhe shkurre.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Zjarr në lagjen “Uznovë” në zonën e quajtur Zagorja, digjen rreth 2 dynym bimësi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook