Arrestohen me drogë dy persona në Korçë! Njëri banues në SHBA, tjetri në Gaza

Policia në Korçë njofton se ka arrestuar dy persona, që posedonin lëndë narkotike.

Njëri prej të arrestuarve është banues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa tjetri në Gaza.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. V., 36 vjeç, banues në SHBA, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. N., 31 vjeç, banues në Gaza, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Arrestohen me drogë dy persona në Korçë! Njëri banues në SHBA, tjetri në Gaza

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook