Ngjarje e rëndë në Vlorë.
Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin Engjellush Delia, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila si pasojë ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
NJOFTIMI I POLICISE
– arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës;
– arrestoi shtetasin P. K., 17 vjeç, pasi në orët e para të ditë së sotme, në një lokal në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 32 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 17-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Komisariati i Policisë Himarë arrestoi shtetasin J. K., 38 vjeç, banues në Dhërmi, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, gjatë një konflikti ndërmjet tyre, si dhe ka goditur me sende të forta, shtetasin E. A., 30 vjeç, i cili ka qenë prezent në momentin e konfliktit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.