Ishte në kërkim për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet 37-vjeçari, e pësojnë 2 bashkëpunëtorët

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim është prangosur nga blutë e Gramshit.

Sipas policisë, A. K., 37 vjeç, banues në Gramsh, rezulton se Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”.

Ndërkohë që u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 38 vjeç, pasi ka patur dijeni që shtetasi A. K., kërkohej nga organet e drejtësisë dhe nuk ka kallëzuar.

Tashmë materialet i kaluan Prokurorisë.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”.

Kapet dhe ndalohet një 37-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”.

Procedohet penalisht një tjetër shtetas, pasi ka patur dijeni që i ndaluari kërkohej nga organet e drejtësisë dhe nuk ka kallëzuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u kap shtetasi në kërkim A. K., 37 vjeç, banues në Gramsh, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Organizimi i llotarive të palejuara”.

Më datë 26.06.2024, gjatë kontrollit në lokalin e 37-vjeçarit shërbimet e Policisë kapën në flagrancë duke vënë baste sportive, me celular dhe arrestuan shtetasin A. F., 20 vjeç, si edhe proceduan penalisht 2 shtetas të tjerë për moskallëzim të këtij rasti dhe deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 38 vjeç, pasi ka patur dijeni që shtetasi A. K., kërkohej nga organet e drejtësisë dhe nuk ka kallëzuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Arena e Lajmit

Ishte në kërkim për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet 37-vjeçari, e pësojnë 2 bashkëpunëtorët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook