Lëvizte me armë gati për qitje, policia arreston 60-vjeçarin, në shtëpi i zbulohet arsenali me 4 armë gjahu, fishkë dhe…

Një 60-vjeçar është arrestuar nga blutë e Lushnjës pasi është kapur duke lëvizur me armë zjarri.

Teksa armën raportohet se e ka pasur edhe me fishekë në fole, gati pët qitje.

Ndërkohë që pas arrestimit, policia ushtron edhe një kontoll në banesën e A. M., 60 vjeç, në fshatin Mërtish nga ku gjen dhe sekuestron 4 armë gjahu pa leje, 1 armë zjarri pistoletë, gjerdanë arme gjahu me fishekë, municion luftarak, radio të ngjashme me ato të Policisë.

Ndërkohë që për këtë rast u proceduan penalisht shtetasit, Q. G., 59 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi K. G., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Gurë.  Këta shtetas në momentin e kontrollit të automjetit, ishin pasagjerë dhe nga kontrolli i banesës së tyre u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu pa leje.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/ Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole gati për qitje, falë inteligjencës policore kapet dhe vihet në pranga 60 vjeçari. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Lushnjë operacioni “Guns”.

Sekuestrohet një arsenal armësh (4 armë gjahu pa leje, 1 armë zjarri pistoletë), gjerdanë arme gjahu me fishekë, municion luftarak, radio të ngjashme me ato të Policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë pas informacioneve se 1 shtetas lëviz i armatosur në qytet, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në kuadër të operacionit “Guns”, për këtë rast u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi:

  1. M., 60 vjeç, banues në fshatin Mërtish.

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, shërbimet e Policisë, i kanë gjetur këtij shtetasi 1 armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole, dhe krëhër të mbushur, 1 armë gjahu pa leje, municion luftarak, dhe një gjerdan arme gjahu me fishekë.

Më pas nga kontrolli i banesës së shtetasit A. M., shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, gjetën dhe sekuestruan 2 armë gjahu pa leje, gjerdanë arme gjahu, municion luftarak, dylbi, dhe radio të ngjashme me ato të Policisë.

Gjithashtu për këtë rast u proceduan penalisht shtetasit:

  1. G., 59 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi K. G., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Gurë.

Këta shtetas në momentin e kontrollit të automjetit, ishin pasagjerë dhe nga kontrolli i banesës së tyre u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit A. M., dhe veprat penale “Moskallëzim i krimit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasve Q. K., dhe K. G..

Arena e Lajmit

Lëvizte me armë gati për qitje, policia arreston 60-vjeçarin, në shtëpi i zbulohet arsenali me 4 armë gjahu, fishkë dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook