Nadia Elbasani: Kurikulat e Universitetit Luarasi përgatisin studentët për tregun e punës. Nga siguria kibernetike te Inteligjenca Artificiale, ja si trajnohen studentët

Pedagogia Nadia Elbasani, e cila është diplomuar për drejtësi, por ka ndjekur një master për Sigurinë Kibernetike, pranë Universitetit Luarasi në podcastin Edu Vision, tha se Universiteti Luarasi më ka ofruar një dizenjim të karrierës sime.

Ajo tha se ky Universitet ka një kurrikul shumë cilësore dhe kjo më ka rezultuar plotësisht e vërtetë.

“Falë kurrikulës që Universiteti Luarasi ka, shumë të rinj sot janë mëse të përgatitur për tregun e punës. Nuk është thjesht diplomimi, por shumë e rëndësishme është kurrikula, është përgatitja për tregun e punës.

Më e mira e një Universiteti është ndjekja e studentëve, edhe kur i kanë përfunduar studimet. Pra Universiteti interesohet, shikohet ku ka shkuar, si po i shkon karriera, dhe kjo e bën Universitetin Luarasi më të veçantin”, tha Elbasani.

Duke folur për mbrojtjen e të dhënave dhe ligjin për krimet kibernetike, Elbasani tha se legjislacioni përsa i takon sigurisë kibernetike ka ndryshuar edhe për shkak të zhvillimit eksponencial të sigurisë së informacionit.

“Kur teknologjia e informacionit po ndryshon me ritme të shpejta, sigurisht edhe peisazhi në fushën e legjislacionit duhet të ecë me ritme po kaq të shpejta.

Ka ndryshuar, por ajo që është vënë re, është tentativa për bashkëpunim ndërinstitucional dhe ndërkombëtar. Peisazhi ligjor mund të ketë nisur me disa konventa, që kanë shërbyer si bazë, por rritja e mëtejshme ka ndodhur për shkak të incidenteve që kanë ndodhur dhe ato nuk kanë qenë të pakta”, tha Elbasani.

Ajo u shpreh një kompani kur ka sulme kibernetike duhet të njoftojë brenda 72 orësh. Elbasani tha se qytetarët duhet të përdorin teknologjinë e informacionit si një krah të tyre, por jo që ti kthehet në një bumerang. Në këtë kuadër ajo kërkoi një punë të madhe që duhet të bëhet me qytetarët për të pasur kujdes kur japin të dhënat e tyre.

“Siguria e të dhënave të përdoruesve duhet të ruhet anonimiteti, te të dhënat e përdoruesve duhet të kenë akses vetëm ata, ose persona të autorizuar prej tyre, por jo persona të tjerë. Këtë duhet të kuptojnë kompanitë që merren me teknologjinë e informacionit që duhet të ruajnë të dhënat personale të qytetarëve”, tha ajo.

Elbasani tha se të dhënat e qytetarëve janë më të rëndësishmet, janë të panumërta mundësitë për ti përdorur.

Në vijim, ajo u shpreh se Inteligjenca Artificiale duhet parë si një bashkëpunues në të mirën e përgjithshme, por ajo s’mund të zëvendësojë mjekun.

“Në Universitetin Luarasi ka një informim të studentëve mbi këto teknologji. Kjo i përgatit për tregun e punës së të nesërmes. Ndaj dhe Inteligjenca Artificiale është e ndërlidhur në Universitetin Luarasi me shkencat mjekësore. Një student përgatitet në këtë mënyrë që në bankat e shkollës për tu përballur me një treg të ri pune, pasi teknologjia ka një ndikim shumë të madh edhe në fushën e shëndetësisë”, tha ajo.

Pegadogia tha se po të shikoni kurrikulat dhe karrierën e studentëve, do të shikoni se Universiteti Luarasi është zgjedhja e duhur.

 

Arena e Lajmit

Nadia Elbasani: Kurikulat e Universitetit Luarasi përgatisin studentët për tregun e punës. Nga siguria kibernetike te Inteligjenca Artificiale, ja si trajnohen studentët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook