Sulmuesi pret Milanin, kuqezinjtë ofrojnë lojtarë për shkëmbim

E ardhmja e Tammy Abraham është në dilemë. Sulmuesi mund të ndërrojë mjedis, duke u larguar kështu nga Roma.

Il Messaggero shpjegon sesi qendërsulmuesi anglez ka vënë në  lëvizje Evertonin ashtu edhe Ëest Hamin. Gjithsesi Abraham dëshiron Milanin dhe për këtë arsye, ka vendosur që të presë.

Kuqezinjtë, megjithatë, në këtë fazë të merkatos nuk kanë ndërmend të shpenzojnë 25 milionë eurot e kërkuara nga klubi kryeqytetas për ta lënë të lirë.

Kështu, për momentin po vlerësohen disa profile të mundshme që do të mund të përfshihen në operacion. Milan ofron në operacion lojtarë si Davide Calabria, Alexis Saelemaekers dhe Noah Okafor, ndërsa trajneri i Romës, De Rossi, do jetë ai që do thotë fjalën e fundit.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Sulmuesi pret Milanin, kuqezinjtë ofrojnë lojtarë për shkëmbim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook