ZYRTARE/ Rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Juventusit, firmos deri në 2029

Ditë e rëndësishme te Juventus. Klubi bardhezi ka zyrtarizuar rinovimin e Gleison Bremer. Mbrojtësi do të qëndrojë në Torino, të paktën deri në vitin 2029.
Ka qenë trajneri Motta që ka dhënë dakordësinë për këtë vendim. Bremer, në edicionin e fundit, u aktivizuar në 36 ndeshje.

“Gleison Bremer ka rinovuar kontratën e tij me Juventusin, që do të thotë se bashkëpunimi i tij me Bianconerët zgjatet deri më 30 qershor 2029. Ky është një lajm i mirë për klubin, por edhe për Gleison, i cili e meriton marrëveshjen e re” – shkruan Juvja. Bremer pëlqehej nga disa skuadra, në kampionate të ndryshme të Europës dhe jo vetëm.

 

 

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

ZYRTARE/ Rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Juventusit, firmos deri në 2029

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook