Deputeti i PD Tritan Shehu, me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se nesër në Gedda mbahet Konferencë Islamike.
Shehu thekson se askush nga Shqipëria nuk duhet të marrë pjesë në këtë konferencë. Sipas Shehut, në këtë konferencë merr pjesë edhe Serbia, e cila qartësisht është kundër Kosovës dhe është rreshtuar në aksin Iran-Rusi.
“Serbia ne Teheran kunder Kosoves, pjese e aksit Iran-Rusi!
Dhe nje vemendje per qeverine shqiptare:
Neser ne Konferencen Islamike ne Gedda te thirrur nga Irani, nuk duhet te jete askush nga Shqiperia, as ambasadori.
Vulin ne Teheran…. Shoigu rus po aty.
Rusia furnizon masivisht me arme Iranin, por dhe Serbine:
—Pikerisht per te krijuar konflikte ne Lindjen e Mesme se bashku me Iranin, duke perdorur aty organizata terroriste Hamas, Hezbollah, Huthi etj.
—Per te krijuar konflikte edhe ne Rajonin tone, nen aspiraten e Serbise se Madhe me ndryshimin e kufijeve.
Apo ringjallur endrat e Jugosllavise se Re nepermjet Ballkanit te Hapur, e “fshire” Kosoven nga harta.
Jane po ato skenare, qe masivisht po perdoren nga Moska duke shfrytezuart diku rregjime fondametaliste, baze e terrorizmit si ai i Iranit, per te futur ne Lufte globale Lindjen e Mesme.
Ketu rregjime peng te reminishencave millosheviciane dhe te lidhjeve umbilikale me Rusine, si ai i Beogradit, per te penguar stabilitetin e integrimin europian te Ballkanit Perendimor.
Lindja e Mesme, Ballkani Perendimor: Strategjia per destabilitet eshte e qarte, e bashkerenduar, megjithese hapesirat, taktikat jane te ndryshme.
Por qellimet finale jane pjese e nje strategjie konfliktesh, destabiliteti, per te zgjeruar sundimin e “boshtit te se keqes”.
Prandaj shqiptaret, pjese e Botes Perendimore e demokratike, aleate te pa fund me ShBA, jane krejt te qarte ne pozicionin e tyre, si pjese koalicionit kunder te “keqes”!
Fatkeqesisht kete pozicionin te shqiptareve kudo ku ata jetojne, rregjimi i Tiranes e ka vene jo rralle ne dyshim, e ka devijuar per te keqen e kombit.
Prandaj qe ne fillim theksova edhe domosdoshmerine e pozicionimit nesër”, shkruan Shehu.
(Arena e Lajmit)