Barcelona e ka seriozisht. Katalanasit kanë arritur marrëveshje verbale për transferimin e Dani Olmo-s. Gazetari i njohur, Fabricio Romano ka bërë publike edhe detajet e akordit me Leipzig, skuadër që zotëron kartonin e lojtarit.
Mesfushori spanjoll do t’i kushtojë arkave të Barçës 55 milion euro, pa llogaritur këtu shtesat që mund të shkojnë në 7 milionë euro. Sipas Romanos, Olmo ka rënë dakord për një kontratë gjashtëvjeçare, të vlefshme deri në 2030-të.
26-vjeçari, në sezonin e fundit u aktivizua në 21 ndeshje, teksa realizoi 4 gola dhe dhuroi 5 asiste. Në Europian, Olmo ishte protagonist me Spanjën, duke ndihmuar skuadrën për ngjitjen në majën e Europës.
Barcelona synon që në sezonin e radhës të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm, duke u rikthyer kështu sërish faktor i rëndësishëm në futbollin europian.
(J.S/)