27 gjoba për 7 muaj. Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet

Gjatë 7 muajve të parë të 2024, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka miratuar dhe vendosur 27 gjoba për operatorë të ndryshëm audioviziv që operojnë në treg. Siç shkruan në rrjetet sociale zyrtare, kryetarja e AMA-, Armela Krasniqi, kjo pjesë e parë e vitit është shoqëruar me lloje të ndryshme shkeljesh ligjore.

“Transmetime që nxisin dhunën ose vepra penale; Transmetime që cenojnë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut; Transmetim i përmbajtjeve të dëmshme për fëmijët & Transmetime të paligjshme në internet. Gjatë këtyre shtatë muajve jemi përballur edhe me OSHMA që nuk kanë vetëdeklaruar pasqyrat financiare në AMA, apo që nuk përmbushin detyrime të tjera ligjore, siç është deklarimi i strukturës së pronësisë”.

Për këto arsye 7 mujori i 2024 është mbyllur nga AMA, me 27 gjoba.

Ama2
Ama2

“Me besimin se statistika të tilla do të vijnë duke u pakësuar në numër, mbetemi këmbëngulës në objektivat dhe qëllimin e punës tonë për një treg mediatik të ligjshëm dhe profesional”, shkruan kryetarja Krasniqi.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

27 gjoba për 7 muaj. Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook