Dyshohet se bleu kokainë në rrugë, arrestohet sportisti në Paris

Komiteti Olimpik Australian ka konfirmuar se një lojtar  i hokeit që ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike është arrestuar të martën mbrëma.

Mediat franceze raportuan të mërkurën se Tom Craig, 28 vjeç, dyshohet se ishte kapur duke u përpjekur të blinte kokainë në Paris dhe më pas ishte dërguar në paraburgim.

Në një deklaratë thuhej: “Komiteti Olimpik Australian ka konfirmuar se një anëtar i ekipit australian të hokejve është në paraburgim pasi u arrestua në Paris më 6 gusht. Asnjë akuzë nuk është ngritur ende, AOC po vazhdon të bëjë hetime”.

Craig është një lojtar veteran hokeit i cili numëron  101 paraqitje për kombëtaren e Australisë gjatë një karriere 10-vjeçare.

Ai ishte pjesë e ekipit të Australisë që fitoi një medalje argjendi në Tokio 2020 dhe gjithashtu fitoi medaljen e artë në lojërat e Commonëealth në 2018.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Dyshohet se bleu kokainë në rrugë, arrestohet sportisti në Paris

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook