Elbasan/ Merr flakë makina në qendër të qytetit

Gjatë mesnatës së fundit një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Elbasanit.

Gaetari Fatmir Popja raporton për Arena e Lajmit se burime jo zyrtare bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12.45 në afërsi të Rreth-rrotullimit pranë Godinës së Postës Shqiptare.

Fatmirësisht drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë prej tij ,ndërsa automjeti është shkrumbuar tërësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit që kanë bërë të mundur fikjen e flakëve dhe largimin e automjetit nga rruga.

Zjarr1
Zjarr1
Merr Flake Makina Ne Elbasan2
Merr Flake Makina Ne Elbasan2

Paraprakisht  dyshohet se flakët mund të jenë shkaktuar një difekt në sistemin elektrik .

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Elbasan/ Merr flakë makina në qendër të qytetit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook