Partizani këtë verë ka pasuar ndryshime, me lojtarë kryesorë të larguar. Të kuqtë edhe në këtë rast në pjesën më të madhe të rasteve janë përpjekur të gjejnë zgjidhje brenda për brenda.
Nëse do të ndërtonim një formacion hipotetik, Partizani aktual do të ngjasonte si ky në të djathtë të shkrimit. Qirko ka fituar sigurinë e duhur dhe e ka “blinduar” vendin në 11-she, teksa në mbrojtje si titullarë për momentin konsiderohen Sembene dhe Bytyçi, me Lalën, Janjevën dhe Prekën si konkurrentë.
Në të majtë ka një balotazh mes Buxhelajt dhe Zguros. Në mesfushë ka ikur Murataj dhe pritet të shitet Maget, i cili me shumë mundësi do të zëvendësohet nga Taipi në startin e sezonit. Në sulm e reja është Zeka.