Imane Khelif nuk di të ndalet, “shkatërron” edhe boksieren tajlandeze, tani synon medaljen e artë

Debatet mbi Imane Khelif nuk kanë fundit, janë prezent në çdo media botërore, por boksierja algjeriane nuk di të ndalet, vijon të dominoj boksin e femrave në Paris.

Imane premtoi pak ditë më parë se mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur të gjithë zërave është të fitojë në ring, këtë e bën sërish, këtë herë duke siguruar një vend për në finalen e madhe.

Boksierja algjeriane mposhti tajlandezen Janjaem Suwannapheng në një duel ku e dominoi totalisht nga fillimi deri në raundin e tretë. Në kategorinë 66 kg, Imane synon tani medaljen e artë në finalen e 9 gushtit.

()

Arena e Lajmit

Imane Khelif nuk di të ndalet, “shkatërron” edhe boksieren tajlandeze, tani synon medaljen e artë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook