Kryeparlamentarja Spiropali pret në takim ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci, ja fokusi i bisedës

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti sot Ambasadorin e Italisë, z. Fabrizio Bucci. Ambasadori Bucci e uroi Kryetaren Spiropali për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë dhe e garantoi për vijimësinë e partneritetit strategjik dhe marrëdhënieve mes dy vendeve si edhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Kuvendit, Dhomës së Deputetëve dhe Senatit.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, nënvizoi se “Partneriteti Strategjik dhe bashkëpunimi i suksesshëm mes Shqipërisë dhe Italisë mbështetet në marrëdhëniet miqësore tradicionale mes dy popujve tanë. Italia ka qenë dhe vijon të jetë avokate e fuqishme e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe për këtë meriton mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve.

Aktualisht të dy vendet janë në një moment të rëndësishëm, intensiv dhe të veçantë bashkëpunimi.

Pas ratifikimit nga Kuvendi, po fillon zbatimi i marrëveshjes së sigurimeve shoqërore, prej nga përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë në Itali dhe mbi 4 mijë italianë në Shqipëri.

Fillimi i zbatimit të Protokollit të Bashkëpunimit mes dy qeverive për emigrantët e paligjshëm, është jo vetëm një gjest humanizmi, por një ndikim i Shqipërisë në sistemin global të emigracionit, në të cilin gjatë tre dekadave kemi pasur një pozitë vulnerable dhe tashmë po shndërrohemi në një shtet kontribues.”

Kryetarja Spiropali dhe Ambasadori Bucci biseduan edhe për intensifikimin e bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Dhomës së Deputetëve dhe Senatit të Italisë dhe nxitjen e mbështetjen parlamentare të bashkëpunimit ekonomik, kulturor, arsimor etj.

U diskutua gjithashtu për vijimin e mbështetjes së Italisë për Kosovën, për pranimin e saj në Këshillin e Europës dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si edhe kontributin e përbashkët të Shqipërisë dhe Italisë për mbrojtjen e paqes dhe të sigurisë në rajon, Europë e më gjerë.

Arena e Lajmit

Kryeparlamentarja Spiropali pret në takim ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci, ja fokusi i bisedës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook