Plagosje me thikë në Durrës, punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë mesditë në Durrës.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Arena e Lajmit, Klodiana Haxhiaj. Plagosja ka ndodhur në zonën e stadiumit të qytetit bregdetar.

Burime nga policia bëjnë me dije se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Nga sherri, një prej personave është plagosur me thikë. Policia është në vendngjarje. I plagosuri është dërguar në spital, teksa punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Plagosje me thikë në Durrës, punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook