Goditi me sende të forta një person, procedohet 47-vjeçari në Shkodër. E pëson dhe një 33-vjeçar, theu pasqyrat e makinave

Policia në Shkodër ka proceduar një 47-vjeçar, pasi një 60-vjeçar ka kallëzuar në polici se është goditur prej tij me sende të forta.

Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe një 33-vjeçar, pasi ka thyer pasqyrat e automjeteve të parkuara.

“Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

– K. H., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një 60-vjeçar, se ky shtetas e ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta;

– Gj. M., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka thyer pasqyrat e 3 automjeteve të parkuara në rrugën “3 Heronjtë””, njofton policia.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Goditi me sende të forta një person, procedohet 47-vjeçari në Shkodër. E pëson dhe një 33-vjeçar, theu pasqyrat e makinave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook