“I thoni të mos futet te dhoma ime”/ Vrau shokun e dhomës me bastun, 78-vjeçari vuan nga demenca, çfarë tha para policisë

News24 zbardh detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë dhe dinamikën e krimit. Burime bëjnë me dije se 78-vjeçari Zyhdi Shehu prej një viti sëbashku me gruan e tij jetonin në azilin “Duaje jetën” në kryeqytet, pasi djali i tyre jetonte dhe punonte në Berlin.

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme në një azil në kryeqytet, ku një 78-vjeçar rrahu për vdekje një tjetër të moshuar pas një konflikti të çastit.

Mësohet se autori Zyhdi Shehu vuan nga demenca dhe për shkak të saj ai ende nuk e ka kuptuar krimin që ka kryer dhe nuk është në dijeni se 82-vjeçari Virxhil Vesho ka ndërruar jetë.

Sipas asaj që raportohet grupi hetimor e ka pasur të vështirë t’i marrë një dëshmi apo deklarim për shkak se është i sëmurë.

E vetmja fjali që ka thënë ishte “i thoni atij djalit të mos futet më te dhoma ime”, duke iu referuar viktimës, i cili ishte shtrirë në krevatin e autorit para se ky i fundit ta godiste me bastun.

Arena e Lajmit

“I thoni të mos futet te dhoma ime”/ Vrau shokun e dhomës me bastun, 78-vjeçari vuan nga demenca, çfarë tha para policisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook