Çaça: Zgjedhjet në Himarë, ja kush fitoi nga ky proces

Avokati dhe analisti Përparim Çaça, në rubrikën “Opinion” në News24, duke komentuar bisedën e fundit mes Presidentit të Turqisë dhe Kryeministrit Edi Rama, tha se Kreu i Qeverisë ka pasur një suport të jashtëzakonshëm nga Rexhet Taip Erdogan.

Ai tha se duhet të keni parasysh dy momente: ndërtimin e spitalit në Fier, që u realizua në një kohë rekord, dhe ndihmën e madhe në kohën e tërmetit, që ishte e jashtëzakonshme.

“Kemi marrëdhënie në nivele të larta mes Shqipërisë dhe Turqisë, Kryeministri Edi Rama ka pasur suport maksimal dhe raporte shumë të mira me Presidentin e Turqisë”, tha Çaça.

Duke folur për zgjedhjet e 4 gushtit në Bashkinë e Himarës, Çaça tha se iu dha fund asaj sagës 15 mujore të Himarës.

“Më i fituari nga ky proces ka dalë Greqia, e cila i tregoi Botës, Europës, që në Himarë ka një enklavë greke, kur në realitet nuk ekziston. Në fund të fundit u zgjodh një grek mes dy kandidatëve grekë që kandiduan”, tha Çaça.

Ai e konsideroi Fredi Belerin jo thjesht një pro-grek, por një anti-shqiptar, referuar të gjitha fakteve në historinë e tij.

Ai tha se pas përfundimit të procesit në Himarë, të gjitha palët janë të kënaqura, pasi edhe Kryebashkiaku fitues, Vangjel Tavo, përfaqëson minoritetin grek. “Tavo ëhstë votuar edhe si deputet me votat e minoritarëve në zonën e Gjirokastrës”, tha Çaça.

Ai tha se ishin dy kandidatë me qasje pro greke. “Ajo që është e rëndësishme është nëse punojnë për Shqipërinë apo jo”, tha Çaça. Ai shtoi se zgjedhjet e Himarës i fitoi Edi Rama. “Edi Rama fitoi, filloi me punën, filloi me projektet, ndërsa Vangjel Tavo do të jetë një nënkryetar Bashkisë së Himarës”, tha Çaco.

Arena e Lajmit

Çaça: Zgjedhjet në Himarë, ja kush fitoi nga ky proces

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook