Chermen Valiev i pafat, humbet në limite, mundësi kuqezi eliminohet në fazën çerekfinale, por ka ende shpresa

Për fat të keq, Chermen Valiev nuk ia del të shkojë më tej, eliminohet në fazën çerekfinale të Lojërave Olimpike. Mundësi kuqezi zhvilloi një tjetër garë të mirë, madje përballë mundësit nga Uzbekistani mori menjëherë një dypikësh, por brenda periodës së parë, rivali i tij përmbysi shifrat në 3-2.

Në periodën e dytë, Valiev mori sërish kontrollin e lojës duke fituar dhe tre pikë të tjera, por në fundin e ndeshjes, mundësi uzbek përmbysi gjithçka duke u kualifikuar për në fazën gjysmëfinale me rezultatin 6-5.

Chermen Valiev ka ende shanse për të synuar medalje, gjithnjë nëse mundësi nga Uzbekistani shkon deri në finalen e Lojërave Olimpike. Në çdo rast, Valiev mund të konkurrojë vetëm për medalje bronzi.

Kujtojmë që një ditë më parë edhe mundësi tjetër që garon për flamurin kuqezi, Zelimkhan Abakarov u eliminua në këtë fazë. Në garë mbetet vetëm Islam Dudaev i cili konkurron të shtunën në peshën 65 kg.

()

Arena e Lajmit

Chermen Valiev i pafat, humbet në limite, mundësi kuqezi eliminohet në fazën çerekfinale, por ka ende shpresa

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook